Të paktën 132 persona humbën jetën nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në Filipine.
Qendra Kombëtare për Situatat e Emergjencave dhe Reduktimin e Rrezikut njoftoi se efektet e stuhisë tropikale Nalgae janë ndjerë nga rreth 2.5 milionë njerëz, ndërsa 866 mijë janë evakuuar.
Në njoftim thuhej se të paktën 132 persona u vranë, ndërsa më shumë se 100 u plagosën. Po kryhen operacionet për gjetjen e 33 personave të zhdukur.
Presidenti i Filipineve, Ferdinand Marcos Junior, vizitoi qytetin më të prekur të Maguindanao me helikopter.
Markos tha se në zonën e prekur nuk kishte pemë dhe kjo ishte arsyeja e fatkeqësisë. Ai paralajmëroi ndihmë humanitare për njerëzit në zonat e prekura.
Ai urdhëroi zyrtarët të marrin masa kundër një stuhie të mundshme tropikale deri në fund të vitit.
“Pemët janë ende duke u prerë. Ne e dëgjojmë këtë gjatë gjithë kohës dhe prandaj ndodhin këto rrëshqitje dherash”, tha Marcos.