Presidenti i Francës, Emmanuel Macron i ka përshkruar pamjet e civilëve të vrarë në rrugët e Bucha, Ukrainë, si të padurueshme.
Macron ndau dhembshurinë e tij për ukrainasit dhe viktimat, duke shtuar se autoritetet ruse do të duhet të përgjigjen për këto krime.
Udhëheqësi francez – i cili përballet me zgjedhje kombëtare këtë muaj – ka folur rregullisht me presidentin rus Vladimir Putin gjatë gjithë periudhës së ndërtimit të pushtimit dhe më pas, dhe është pozicionuar si ndërmjetës për paqen, transmeton BBC.
Trupat e të paktën 20 burrave civilë u gjetën të shpërndarë nëpër një rrugë në qytetin Bucha, në veriperëndim të Kievit, pas tërheqjes së forcave ruse nga zona në imazhet shqetësuese të publikuara nga AFP të shtunën.