Ish-kryetari i OVL- UÇK Faik Fazliu që u arrestua mbrëmë pas një incidenti me Policinë e Kosovës, është liruar nga paraburgimi.
Lajmin e ka bërë të ditur Faton Klinaku, i cili ka thënë se Gjykata i ka faktet e ushtrimit të dhunës ndaj Fazliut.
“Ju informoj se sapo u lirua ish kreu i OVL UÇK-së, Faik Fazliu. Gjykata tani i ka edhe faktet me video, të ushtrimit të dhunës ndaj tij gjatë arrestimit”, ka shkruar Klinaku.
Faik Fazliu është arrestuar mbrëmë rreth orës 22:40 në rrugën “Tranziti i Ri” në Prizren. Këtë lajm për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollajt.
Ai ka thënë se i dyshuari ka kërcënuar verbalisht zyrtarët policorë, derisa këta të fundit po asistonin në kontrollimin e një lokali (kafiteri) së bashku me inspektoret e AUV-it, lidhur me mosrespektimin e masave antiCovid19.