Në mungesë të provave, Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin lirues ndaj të akuzuarit N.A për veprën penale organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste.
Gjykata ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit N.A për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste” nga neni 143 paragrafi 2, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
“I akuzuari N.A është liruar nga akuza komfor dispozitës 364, pasi që gjykata nuk gjeti prova për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste” nga neni 143 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, për të cilën ka qenë i ngarkuar sipas Prokurorisë”, thuhet në njoftim.