UBT News

​Linja e Jetës shkurton orarin e punës, shkak aryset financiare

Qendra telefonike për parandalimin e vetëvrasjes “Linja e Jetës” ka bërë të ditur se nga sot do të shkurtojë përkohësisht orarin e punës.

Në një komunikatë për media, thuhet se arsyeja e këtij vendimi janë vështirësitë financiare.

“Ju njoftojmë se nga dita e hënë (8 gusht), Linja e Jetës do te shkurtojë orarin e punës përkohësisht. Orari i ri do të jetë prej 14:00 deri në 02:00. Ky shkurtim i orarit ka qenë i detyruar për shkak të mungesës së fondeve dhe numrit të ulët të vullnetarëve”, thuhet në komunikatë.

Nga Linja e Jetës thonë se mbeten të angazhuar që ky ndryshim të jetë sa më afatshkurtër në mënyrë që qendra e thirrjeve të jetë e disponueshme dhe e qasshme për personat që kanë nevojë në çfarëdo kohe.

Qendra telefonike për parandalimin e vetëvrasjes “Linja e Jetës” ka apeluar për ndihmë financiare, duke i vendosur edhe të dhënat bankare si në vijim:

Emri i llogarisë: QIPS

Banka: NLB Sh.A

Xhirollogaria: 1708001600103522

IBAN: XK05 1708 0016 0010 3522

Adresa: Rr. George Bush, nn, 10000, Prishtina, Kosovë

Exit mobile version