Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj shpreson që dita e sotme do të prodhojë siguri dhe qeveri stabile. Sipas tij, duke mos e mohuar të kaluarën mund të ecim në të ardhmen.
“Është moment i rëndësishëm i demokracisë. Shpresoj që këto zgjedhje do prodhojnë stabilitet do prodhojnë siguri dhe do prodhojnë qeverisje stabile gjitha këto do vijnë nëse ndihemi krenar për të kaluarën e duke mos e mohuar të kaluarën mund të ecin në të ardhmen. Në shërbim të të ardhmes janë ata të cilët në vazhdimësi nderojnë e përkulen dhe dinë nga kanë ardhur këtu”, u shpreh ai.
Limaj të drejtën e tij kushtetuese për të votuar e kreu i shoqëruar nga bashkëshortja e tij në shkollën fillore të mesme të ulët “Faik Konica”, në Prishtinë. Në këtë qendër të votimit vërehej një numër i madh i qytetarëve që prisnin në radhë për të votuar.