UBT News

​Liburn Aliu takon Ali Ahmetin, flasin për rrugën Prizren-Tetovë

Ministri i Infrastrukturës në Kosovë, Liburn Aliu të mërkurën ka qëndruar në Maqedoni të Veriut, ku është takuar me zëvendëskryeministrin e këtij shteti, Artan Grubi dhe kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti.

Ministri Aliu njofton në këtë takim kanë biseduar për rëndësinë e bashkëpunimit, rifuqizimin e lidhjeve historike e kulturore, dhe bashkëpunimin e ndërsjellë për projekte në dobi të të gjithë shqiptarëve.

“Mes tjerash, biseduam për projektin shumë të rëndësishëm infrastrukturor rrugor që do të lidhë Prizrenin me Tetovën, si dhe për hapat e mëtejmë për finalizimin e marrëveshjes financiare. Bashkërisht, u zotuam që këtë projekt të përbashkët ta realizojmë sa më parë. Jemi bashkë për rrugë që na bëjnë bashkë”, ka shkruar Aliu në Facebook. 

Exit mobile version