Një person ka ndërruar jetë, pas lëndimeve të rënda që ka marrë në vendin e tij të punës në Novobërdë. Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se viktima derisa ishte duke punuar është lënduar nga një mjet i metaltë.
“I njëjti ka arritur në emergjencën e Gjilanit, ku mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raport.
Rasti është hapur si “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.
Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe rasti vazhdon të hetohet.