UBT News

​LDK: Qeveria të ndalë presionin karshi mësimdhënësve dhe të ofrojë zgjidhje

Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një konference për media ka shprehur shqetësimet lidhur me qasjen e qeverisë se Kosovës karshi grevistëve të cilët nga dje kanë nisur grevat në sektorin publik.

Jehona Lushaku, kryetare e Forumit të Gruas në LDK, tha se kërkesa për listën e punonjësve publik që po marrin pjesë në greva fyen integritetin e këtyre punëtorëve. Ajo tha se në kohë krize në vend të dialogut qeveria ka zgjedh kërcënimin dhe dënimin për mësimdhënësit dhe punëtorët e sektorit publik.

Lushaku kërkoi që qeveria të ndalë presionin karshi mësimdhënësve dhe të ofrojë zgjidhje dhe dialog.

Si shqetësim kryetarja e forumit të gruas në LDK ngriti edhe mospërgatitjen e shkollave për ngrohje.

Exit mobile version