Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në Gjilan thonë se nga matjet e para në terren, kandidati i tyre për kryetar Lutfi Haziri po prin në garë për të udhëhequr komunën e Gjilanit edhe një mandat.
Shefi i Shtabit zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arbër Ismajli tha se diku rreth 41% e qytetarëve të Gjilanit e kanë ushtruar të drejtën e tyre për të votuar. Sipas tij, procesi zgjedhor në këtë komunë ka shkuar pa asnjë telashe.
“Diku rreth 41 % apo mbi 21 qytetar kanë ushtruar të drejtën e votës deri në orën 19:00 dhe deri tash deri në përmbyllje nuk kemi vërejtur asnjë incident të mundshëm gjithçka ka shkuar normale… Në matjet e para që I kemi në terren LDK prin në matjet e para, Lutfi Haziri prin kundër kandidatit dhe ju e dini që gjatë gjithë ditës që kompani të shumta gjatë gjithë ditës kanë qenë Gjilan dhe rezultat e para që kemi marr Lutfi Haziri prin“, tha ai.
Kandidati I LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri ka kundërkandidat kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hyseni.