Lidhja Demokratike e Kosovës ka arritur të dalë e para në Podujevë, sa i përket numrit të fituar të asamblistëve. Kjo parti në zgjedhjet lokale që u mbajtën më 17 tetor ka arritur të fitojë 14 asamblistë, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje 13.
PDK është e treta me katër, e pasuar nga AAK me tre dhe Organizata Balli Kombëtar Demokratik një asamblist.