I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, do të takohet sot në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Bëhet e ditur se takimi do të zhvillohet në ora 13:30 në godinën e sekretariatit të përgjithshëm.
Lajçak ka arritur në Beograd pas një takimi që ka zhvilluar katër ditë më parë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.
“E mirëprita mundësinë për të vazhduar diskutimet e mia të hapura, të detajuara dhe serioze me kryeministrin Albin Kurti për normalizimin e marrëdhënieve dhe çështjet aktuale të Dialogut, veçanërisht energjinë dhe targat. Bisedimet i vazhdova edhe në takimin me zv.kryeministrin e parë Besnik Bislimi”, ka thënë Lajçak.