UBT News

​Lajçak pas takimit me Kurtin: Ishte diskutim i thellë dhe rëndësishëm për dialogun

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, tha se diskutimi me të ishte i thellë dhe rëndësishëm për rritjen e dinamikës në dialog dhe për ta çuar përpara procesin.

Pas takimit dy orësh me Kurtin, ku bashkë me të ishin edhe me këshilltarët e presidentit të Gjermanisë, Olaf Scholz, e atij të Francës, Emmanuel Macron, Lajçak, nuk pranoi të jap detaje për diskutimet, por tha se kanë përfunduar pjesën e parë të misionit në Prishtinë.

“Siç e patë ne sapo kaluam më shumë se dy orë me kryeministrin Albin Kurti, duke diskutuar për dialogun dhe se si të rritet dinamika në proces dhe të çohet procesi përpara. Ishte një diskutim shumë i thellë dhe i rëndësishëm dhe mendoj se do ta kuptoni që nuk mund të hyjmë në detaje sepse, natyrisht, të njëjtin diskutim do ta kemi më vonë sot me presidentin Vuçiq, prandaj them se kemi përfunduar pjesën e parë të misionit në Prishtinë”, tha ai.

Ndërsa, Jens Plotner, këshilltari i kancelarit gjerman dhe Emmanuel Bonne, këshilltar i presidentit francez, nuk pranuan të flasin para mediave.

Pas qëndrimit në Kosovë, Lajcak së bashku me dy këshilltarët do të udhëtojnë për në Beograd, ku do të takojnë presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Exit mobile version