Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të presë në takim emisarin special për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Lajmi është bërë i ditur nga zyra e informacionit pranë NATO-s, e cila nuk ka dhënë më shumë detaje lidhur me temën e takimit.
Lajçak po ashtu gjatë kësaj vizite do të marrë pjesë në takimin e Këshillit të Atlantikut të Veriut.