Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë po punojnë për të organizuar takime të shpeshta e të rregullta në nivel të udhëheqësve, Kosovës dhe Serbisë. Ai në një konferencë për media në Prishtinë, ka thënë se gjatë vizitës në Kosovës, është takuar me krerët e shtetit të Kosovës për të cilët ka thënë se ka biseduar për situatën aktuale në dialog dhe hapat e ardhshme.
“Siç e dini jemi nikoqir të takimit të kryenegociatorëve, takimin e radhës do ta kemi në korrik dhe jemi duke punuar t’i takojmë dy udhëheqësit, të Kosovës dhe Serbisë, kjo do të dëshiroja që kjo të ndodh para pushimeve verore në Bruksel. Ka një numër dokumenteve që jemi duke i diskutuar, një dokument i rëndësishëm me personat e zhdukur, dhe një dokument për bashkëpunimin rajonal”, ka thënë Lajçak.
“Pas kësaj konference do të shkoj më veri, për herë të parë, do të vizitoj pikëkalimet e përbashkëta dhe gjëra të cilët janë pjesë e agjendës së dialogut. Do të takohem gjithashtu me kryetarët e komunave atje, dhe do të vazhdoj për në Beograd”, ka shtuar ai.
“Ti japim shtytje politike formateve ekzistuese, ta përshpejtojmë punën e grupeve punese, ende janë 1621 fate të njerëzve të cilat ende nuk janë të qarta, nuk do të ndalem derisa të zbulohen të gjithë të zhdukurit”, ka thënë Lajçak.
Për vizat ai ka thënë se Kosova i përmbushur të gjitha kriteret dhe e meriton lëvizjen e lirë.
“Plotësisht e kuptoj sa e ndjeshme është kjo çështje për ju, Kosova e meriton liberalizimin e vizave, i keni përmbushur kriteret, po shfrytëzoj çdo mundësi kur flas me shtetet anëtare. Nuk mund të them kur do të ndodh kjo, por mbështetja dhe vëmendja nuk ka qenë kurrë më e madhe”, ka thënë ai.
Lajçaka ka shtuar se ekziston momentumi që të fillojnë takime më të shpeshta dhe të rregullta në mes të udhëheqësve, kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Vuçiq.