UBT News

​Lagarde: Rritja e normave të interesit duhet të vazhdojë edhe me koston e recesionit

Banka Qendrore Evropiane (ECB) duhet të vazhdojë të rrisë normat e interesit për të luftuar inflacionin, edhe nëse probabiliteti i një recesioni në Eurozonë rritet.

Kështu ka thënë presidentja e ECB-së Christine Lagarde në intervistën e sotme për të përditshmen letoneze Delfi.

“Përcaktimi ynë është stabiliteti i çmimeve dhe këtë duhet ta arrijmë duke përdorur të gjitha mjetet që kemi në dispozicion. Ne jemi të vendosur të bëjmë atë që është e nevojshme për të rikthyer inflacionin në nivelin e synuar prej 2 për qind”, tha Lagarde, duke përsëritur kryesisht mesazhin nga sesioni i javës së kaluar për politikën monetare.

Exit mobile version