Kuvendi i Kosovës, në seancën e sotme plenare ka themeluar komisionin hetimor parlamentar për rezervat shtetërore.
Pro themelimit të këtij komisioni votuan 69 deputetë, përfshirë edhe nga mazhoranca, ndërsa gjashtë deputetë abstenuan.
Kryesues i komisionit hetimor për rezervat shtetërore do të jetë deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, raporton KosovaPress.
Megjithatë, në seancën e sotme kishte debate të ashpra mes deputetëve opozitarë dhe atyre të pushtetit për nevojën e themelimit të këtij komisioni.
Pas përfundimit të kësaj pike, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca mbylli punimet e seancës plenare dhe njoftoi se seanca e re që ishte paraparë të mbahet sot do të shtyhet për javën e ardhshme.