UBT News

​Kuvendi nuk emëron Bordin e OShP-së

Kuvendi i Kosovës në vazhdimin e seancës së sotme me 2 votë për, 64 vota kundër dhe 1 abstenim nuk ka emëruar kryetarin dhe katër anëtarët e Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OShP).

Kandidat për kryetar ishte Ardian Behra, ndërsa kandidatë për anëtarë ishin: Hasim Krasniqi, Faruk Rexhaj, Adem Spahiu dhe Ruzhdi Morina.

Diskutimet për këtë pikë kanë përfunduar më 23 nëntor, por nuk ka pasur kuorum të mjaftueshëm për vendim marrje. 

Exit mobile version