Me 83 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim Kuvendi ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e traktatit mbi ndihmën e ndërsjellë juridike në çështjet penale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Konfederatës Zvicerane.
Në rend dite për votim në lexim të dytë është edhe Projektligji për sistemin e menaxhimit të performancës së komunave dhe skemën e grantit të bazuar në performancë.
Gjithashtu deputetët do të votojnë edhe për buxhetin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv rregullator dhe në ndërmarrje publike.