UBT News

​Kuvendi mblidhet në seancë plenare

Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë plenare. E njëjta pritet të nis nga ora 10:00.

Në rendin e ditës janë12 pika, ndër to edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor,

Rendi i ditës:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës së mëparshme,

2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

3. Pyetjet parlamentare,

4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-137 për Pyjet,

5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-172 për sigurinë e përgjithshme të produkteve,

6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor,

7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-214 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-163 për minierat dhe mineralet, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/L-158,

8. Shqyrtimi i Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2021,

9. Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit “Sistemi i licencimit të hidrocentraleve dhe monitorimi i tyre mbi ndikimin në mjedis dhe ujëra”,

10. Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit “Performanca financiare dhe operative NP “Trepça Sh.A”,

11. Emërimi i drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Sekretariatit Ekzekutiv të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,

12. Shqyrtimi i Projekt-Deklaratës në mbështetje të Fondit Kosovaro-Amerikan për Arsim (KAEF).

Exit mobile version