Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen më 14 korrik. Në konferencën për media të mbajtur menjëherë pas mbledhjes së Kryesisë u tha se në këtë seancë në rend dite pritet të jenë miratimi i marrëveshjes ndërkombëtare dhe disa projektligje.
Deputeti i LVV-së, Armend Muja, tha se po punohet për arritjen e një konsensusi në Kuvend për reformat në Kuvend.
Ndërkohë, deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, duke komentuar Projektligjin për deklarimin e pasurisë, tha se nga i njëjti duhet të largohet deklarimi i pasurisë për mjekët dhe mësimdhënësit.