Kuvendi i Kosovës do të mbajë këtë të martë dy seanca të ndryshme. Fillimisht deputetët pritet të mblidhen për seancë të jashtëzakonshme e cila mbahet në ora 10:00, ndërsa një orë më vonë në seancë plenare.
Në të parën pritet që të bëhet shqyrtimi i vendimit për zgjatjen e masave emergjente në furnizimin e energjisë.
Rendi i ditës i seancës së jashtëzakonshme:
Shqyrtimi i vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr.03/103, datë 28.10.2022, për zgjatjen e masave emergjente në furnizimin e energjisë.
Rendi i ditës:
Shqyrtim i dytë i Projektligjit nr.08/L-179 për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg,Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-183 për mbështetjen e punëve publike,Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/ L-149 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-010 për noterinë.
Rendi i ditës i seancës plenare:
1. Shqyrtim i dytë i Projektligjit nr.08/L-179 për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg,
2. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-183 për mbështetjen e punëve publike,
3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/ L-149 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-010 për noterinë.