Kuvendi i Kosovës sërish ka dështuar të miratojë marrëveshjet ndërkombëtare. Në seancën e sotme, dështoi të ratifikohet Memorandumi i mirëkuptimit mes Ministrisë së Arsimit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për programin e shkëmbimit akademik Fulbright. Për të njëjtën u përmbajtën nga votimi PDK-ja, LDK-ja dhe Lista Serbe, ndërsa pro votoi LVV-ja dhe AAK-ja.
Pasi dështoi marrëveshja e parë ndërkombëtare, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca vendosi të mos i hedh në votim fare edhe katër marrëveshjet e tjera ndërkombëtare.
Kuvendi po vazhdon punimet, ku po mbahet procesi i votimit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.