Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se greva në arsim është politizuar në skajshmëri.
Ajo në Kuvendin e Kosovës gjatë debatit parlamentar për grevat, tha se në këtë situatë kur Këshilli grevist refuzon çdo zgjidhje, mbetet t’iu thuhet qartë se po shkelin të drejtën themelore dhe kushtetuese të fëmijëve.
“Procesi skajshmërisht është politizuar. Kjo u vërejt kur Sindikata e Bashkuar përgjigjet se involvimi i Avokati të Popullit, siç e kanë shkruar ata është një institucion që ka hyrë në rrugën e shantazhit për të përçarë sindikatat. A e dini kur është zgjedh ai, nuk është zgjedh nga kjo pozitë dhe kjo qeveri. Avokati i Popullit është institucioni aty qe disa vite dhe i takon të jetë në këtë proces… Në këtë situatë vetëm një gjë mbetet t’iu themi se ata janë duke shkelur një të drejtë themelore kushtetuese të fëmijëve. Nuk munden të mbahen fëmijët në mes deri sa të ndryshon lista e kërkesave vetëm për t’u pamundësuar procesi mësimor”, tha ajo.