Kryetarja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila tha se pika e papërfunduar për dialogun, e cila është paraparë që të vazhdojë sot, do të shqyrtohet kur kryeministri Albin Kurti është në seancë.
“Mocionin e kombinuar me fjalim patetik të Abdixhikut, para deputetëve të Kuvendit, ia rekomandoj ta bëjë në selinë e LDK-së, pasi ai jo që fillojë të tregoj për rëndësinë e mocionit por fillojë të bëjë analizë të marrëveshjes, gjë që nuk e kishim dëgjuar të bëjë analizë të marrëveshjeve të nënshkruara nga partia e tij në 2015, 2020 dhe për dëmet apo regresin në procesin e dialogut”, tha ajo.
Sipas saj, Abdixhiku para se të ngrisë alarmin për një marrëveshje të dakorduar në parim, nga e njëjta foltore ka dalë dhe ka akuzuar kryeministrin Kurtin për izolim të Kosovës, për mosbashkërendim të veprimeve dhe vendimeve me aleatët ndërkombëtarë, gjë që asnjëra nuk po ndodh.