UBT News

​Kusari-Lila: Besoj që do të mblidhemi në një seancë të re për të votuar Qeverinë e re

Pas betimit të 114 deputetëve të rinj, zgjedhjes së Galuk Konjufcës kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe nënkryetarëve, Kuvendi pritet të mblidhet sërish sot për të votuar qeverinë e re. Kështu tha deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari-Lila.

“Besoj që po, shanset janë që sot të mblidhemi prapë në një seancë të re dhe të votojmë edhe Qeverinë e re të Republikës së Kosovës”, tha ajo.

E pyetur se a do të jetë pjesë e kabinetit qeveritar, Kusari-Lila tha se do mbetet vetëm deputete e Kuvendit të Kosovës.

“Jam deklaruar që jo dhe do të mbetem deputetet e Kuvendit të Kosovës”, tha Kusari-Lila. 

Exit mobile version