UBT News

​Kurti vizitoi policin e plagosur Ekrem Neziri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës policin e plagosur, Ekrem Neziri. Kurti përmes një shkrimi në Facebook njoftoi se gjendja shëndetësore e policit është e mirë.

“Vullnetin e kishte të fortë, kurse shëndetin e mirë. Ekrem Neziri, polici që u plagos mbrëmë në veri të Kosovës, është operuar me sukses të plotë sot në QKUK. Vullnetin e kishte të fortë, kurse shëndetin e mirë. Me të këtillë zyrtarë mbahet shteti. Kriminelët do të ndiqen e dënohen”, ka shkruar Kurti.

Trajtimi i policit do të vazhdojë edhe për disa ditë në spital.

Exit mobile version