Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kurti e ka quajtur këtë arritje historike.
“Kosova feston arritjet tuaja historike dhe bashkohet me angazhimin tuaj drejt reformave që do të transformojnë vendet tuaja dhe do të forcojnë rajonin dhe Evropën tonë”, ka shkruar Kurti në Twitter.
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut hapën sot zyrtarisht negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.