Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti aktualisht është duke zhvilluar një takim me ambasadorët e akredituar në Kosovë.
Takimi po zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë dhe vjen pas dakordimit që pati në Ohër me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq lidhur me aktin e zbatimit.
Kurti sot është pyetur për media lidhur me marrëveshjen, por nuk ka folur me arsyetimin se është tepër i zënë.