Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ditën e sotme zhvillon një takim me kryeministrin Edi Rama në Tiranë. Burime bëjnë me dije se dy liderët do takohen në vilat qeveritare në zonën e “Bllokut”.
Mësohet se Rama ka hyrë në vilën pranë Kuvendit rreth 30 minuta më parë ndërsa Euronews Albania, ka siguruar dhe videon nga momenti i mbërritjes së Albin Kurtit në kryeqytet, tek vilat ku do të takohet më kreun e qeverisë së Shqipërisë.
Deri më tani nuk dihet se cilat tema do të diskutojnë Kurti e Rama, por ajo që ka qenë temë diskutimi në Shqipëri dhe Kosovë, janë sulmet kibernetike nga Irani./Euronews Albania/