Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti priti në takim Komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, admiralin Stuart B. Munsch.
“Kryeministri Kurti rikonfirmoi gatishmërinë për thellim të bashkëpunimit ndërinstitucional mes Qeverisë së Kosovës dhe KFOR-it, në shërbim të sigurisë së të gjithë qytetarëve të vendit tonë. Duke shprehur mirënjohje për punën, rolin dhe rëndësinë e KFOR-it në Kosovë, Kryeministri Kurti ritheksoi se ruajtja e sigurisë në Republikën e Kosovës është qëllim i përbashkët. Ai e njoftoi me progresin ekonomik, demokratik, social e të sigurisë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.
Bëhet e e ditur se në këtë takim u theksua zotimi për angazhim dhe koordinim ndërmjet Qeverisë, institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR) në shërbim të paqes për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.