UBT News

​Kurti: Përshtypja ime është se krerët opozitarë janë më shumë të pakënaqur sesa mospajtues

Pas takimit që ka zhvilluar me opozitën Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se takimi me krerët opozitarë ishte shumë i mirë dhe ishte takim njoftues për situatën politike dhe sigurisë me bashkëbisedim të hapur dhe serioz. Ai tha se përshtypja e tij është se krerët opozitarë janë më shumë të pakënaqur sesa mospajtues.

Lidhur me largimin e Haradinajt nga takimi, ai tha se nuk bëhet fjalë për kurrfarë prishje të raporteve koordinimi me ambasadorët e QUINT-it, ShBA-së dhe BE-së dhe nuk është e vepër që ka kurrfarë cënimi të raporteve përkundrazi ka dendësi të komunikimit.

“Nuk është e vërtet që nuk e dinë çfarë rruge jemi duke shkuar, rruga jonë është rrugë e ligjshmërisë kushtetutshmërisë”, tha ai.

Kurti ka ftuar sot në takim liderët opozitarë për të diskutuar lidhur me situatën në veri të vendit.

Exit mobile version