Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se shumë shpejt do të dërgojnë komentet tek Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), në lidhje me vendosjen e tarifave të reja të energjisë elektrike.
“Ne do të dërgojmë komentet tona, Zyra e Rregullatorit të Energjisë është institucion i pavarur shtetëror, ta zëmë unë nuk e kam numrin e telefonit të kryesuesit të bordit, mirëpo ministrat e linjës shpresoj edhe nga Kuvendi i Republikës do t’i dërgojnë sa më parë komentet në mënyrë që bordi i ZRrE-së, bazuar në raportin e vet t’i trajtojë dhe sugjerimet e të tjerëve”, përfundoi Kurti.
Nesër do të protestohet në Prishtinë kundër aprovimit të bllok tarifës së propozuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE).