Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në Twitter, reagoi për vdekjen e presidentit të Parlamentit Evropian, David Sassoli.
Kurti shkroi se Sassoli ishte mik i Kosovës dhe solli vlera evropiane në institucionet e Bashkimit Evropian.
“Me keqardhje mësojmë për ndarjen nga jeta të David Sassolit, presidentit të Parlamentit Evropian, mikut të Kosovës dhe njeriut që vërtet solli vlerat evropiane në institucionet e BE-së. Do të na mungojë tmerrësisht”, shkroi Kurti.
David Sassoli mbylli sytë përgjithmonë në orët e para të ditës së sotme. Ish-gazetari italian dhe politikani i qendrës së majtë ishte i sëmurë rëndë për më shumë se dy javë dhe kishte anuluar të gjitha aktivitetet zyrtare.