Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Greqi, për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Delphi.
Sipas një njoftimi të Qeverisë, gjatë qëndrimit të tij atje, Kurti do të zhvillojë takime zyrtare me përfaqësues të ndryshëm.
Forumi i parë Ekonomik Delphi u iniciua nën kujdesin e Presidentit të Republikës së Greqisë, Prokopis Pavlopoulos, më 25 shkurt 2016, në Qendrën Kulturore Evropiane në Delphi.
Që atëherë, forumi konsiderohet si një ngjarje politike, sociale dhe financiare brenda rajonit më të gjerë me tërheqje ndërkombëtare. Pjesëmarrës nga 32 vende dhe më shumë se 200 përfaqësues të mediave zakonisht bashkohen në takimet për çdo vit.