Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në ditën e parë dhe e dytë në Konferencën Vjetore të Partisë Laburiste të Mbretërisë së Bashkuar në Liverpool, ka thënë se laburistët na kanë shoqëruar në dy prej momentet me historike të vendit.
Sipas Kurtit, ata ishin partnerë të kohës e të dëshmuar ndër vite, në çlirim dhe pavarësi, e Mbretërinë e Bashkuar aleat të pazëvendësueshëm në zhvillim dhe afirmim.
“Dje, para fillimit të drekës së punës së Partive Simotra, u mirëprita nga Sekretari nën hije për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy. Në margjina, takova edhe Sekretarin nën hije të Mbrojtës, John Healey si dhe Sekretarin e Përgjithshëm Ekzekutiv të Partisë Evropiane të Socialistëve (PES), Giacomo Fillibeck. Isha i nderuar që si folës kryesor në drekën me Partitë Simotra të mund të prezantoja qeverisjen tonë social-demokrate në Kosovë, reformat e ndërmarra, politikat sociale dhe të punësimit, ato të energjisë dhe në arsim, fushat prioritare të qeverisë sipas buxhetit të këtij viti, indikatorët ekonomikë dhe progresin demokratik të njohur edhe nga raportet kredibile ndërkombëtare. E krahas tyre, edhe sfidat dhe pengesat që na bën Serbia në vazhdimësi, deri te sulmi terrorist e paramilitar i 24 shtatorit i sponsorizuar nga shteti serb, dhe rreziku që autokratët dhe politikat e tyre hegjemoniste dhe ekspansioniste paraqesin për sigurinë dhe paqen. Gjatë drekës pata kënaqësinë që të takoj e të bisedoj me social-demokratë të shumtë në mesin e tyre me Andreë Giles, Ministër i Imigrimit, Shtetësisë, Shërbimeve të Migrimit dhe Çështjeve Multikulturore të Australisë, Stephen Smith, Komisioner i Lartë i Australisë në Mbretërinë e Bashkuar, Annelise Dodds, Sekretare në Hije e Shtetit për Gra dhe Barazi, Francois Comet, zëvendëssekretar nacional për Evropë i Partisë Socialiste në Francë, Thijs Reuten, eurodeputet holandez në Parlamentin Evropian, Tsvetelina Penkova, eurodeputete bullgare në Parlamentin Evropian dhe Baroneshën Hayter”, ka shkruar ai në Facebook.
Punimet e konferencës po vazhdojnë edhe sot.