Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbërritur në Tiranë për takimin me kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Më parë në hapësirat e “Tirana Business Park” mbërriti edhe kryeministri malazez, Zdravko Kripokaviç, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Tashmë pritet nga çasti në çast edhe kryeministri i Shqipërisë, nikoqiri Edi Rama, si dhe kancelarja Merkel.