UBT News

​Kurti fton kryeministrin e Japonisë për vizitë në Kosovë

Në ditën e dytë të qëndrimit në Tokio, kryeministri Albin Kurti është pritur në takim sot nga homologu i tij japonez, Fumio Kishida.

Kurti me këtë rast ka shprehur ngushëllime në emër të popullit dhe Qeverisë së Kosovës për vdekjen tragjike të ish-kryeministrit Shinzo Abe, si dhe e falënderoi homologun e tij për ndihmën e mbështetjen e vazhdueshme japoneze për zhvillimin e Kosovës.

“Tregova për të arriturat socio-ekonomike të Kosovës dhe interesimin tonë për investime nga Japonia, teksa konfirmova pjesëmarrjen tonë në EXPO Osaka 2025. Japonia është vend shumë i rëndësishëm i G7, me të cilën ne ndajmë pikëpamje të njëjta vlera dhe strategjike”, ka shkruar Kurti në një postim në Facebook.

Kurti gjatë këtij takimi ka ftuar kryeministrin Kishida për vizitë në Kosovë në një të ardhme të afërt.

Exit mobile version