Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se situata në veri të vendit duhet të qetësohet si dhe duhet zbatuar marrëveshja bazë e arritur në muajin shkurt në Bruksel.
Ai ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë me ministrin e Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani, me të cilin tha se janë pajtuar për këto çështje.
“Pata një bisedë telefonike me ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Antiono Tajani sot. Të dy ramë dakord se është koha që të zbatohet Marrëveshja Bazë dhe të qetësohet situata në veri”, ka shkruar Kurti në Twitter.