Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Velani.
Në shenjë nderimi për dëshmorët e Komunës së Prishtinës, Kurti tha se e kaluara e lavdishme është vendimtare për ecjen përpara të Kosovës si shtet.
“Ne i kujtojmë dhe përkujtojmë këta njerëz të vendit tonë të kryeqytetit të cilët dhanë jetën e tyre për lirinë e popullit dhe çlirimin e vendit. Kujtimi dhe përkujtimi jonë për ta është dëshmi se ne besojmë se për të tashmen tonë dhe të ardhmen tonë e kaluara e lavdishme është vendimtare për drejtimin dhe shpejtësinë në ecjen përpara të Kosovës si shtet dhe shqiptarëve si komb. Si Qeveri e Republikës së Kosovës asnjëherë nuk do të harrojmë se prej nga vijmë dhe ku duhet të shkojmë, pikërisht duke falënderuar gjakut të derdhur për liri, i cili nuk shlyhet kurrë, ashtu sikur emri i këtyre dëshmorëve nuk do të harrohet kurrë”, tha ai.
Gjatë të hënës, Kurti bëri homazhe edhe te shtatorja e shtatorja e Zahir Pajazitit në kryeqytet.