Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka falënderuar Angela Merkel për udhëheqjen e saj në Evropë dhe botë për gjatë 16 viteve si kancelare.
Ndërsa për kancelarin e ri Olaf Scholz, Kurti thotë se si një socialdemokrat pret që të promovojë demokracinë në Ballkanin Perëndimor.
“Sot i themi lamtumirë dhe faleminderit Kancelares Merkel për udhëheqjen e saj në Evropë dhe botë. Dhe një mirëseardhje të përzemërt për kancelarin e ri, një socialdemokrat me të cilin pres me padurim të promovojë demokracinë në Ballkanin Perëndimor. Urime kancelar @OlafScholz”, ka shkruar Kurti.