Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj sot ka filluar me emërimet në pozita politike në kabinetin e tij. Tashmë është mësuar emri i nënkryetarit të komunës, e që është ish-ministri i Kulturës, Kujtim Gashi.
Kujtim Gashi është nënkryetar i degës së PDK-së në Prizren, anëtar i Kryesisë Qendrore dhe ka qenë Shef i Shtabit zgjedhor në zgjedhjet e fundit lokale.
Gashi ka mbajtur pozita të rëndësishme në nivel qendror dhe lokal, ka përvojë politike mbi 20-vjeçare. Po ashtu, Gashi është njohës shumë i mirë i politikave lokale, duke qenë asamblist për tre mandate, kryesues për një mandat dhe ka gjashtë vite përvojë pune në Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Ai ka qenë dhe deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
“Përvoja e tij shumëvjeçare në politikë, profesionalizmi i tij dhe njohja e politikave lokale e bëjnë Kujtim Gashin të denjë për këtë pozitë dhe ai do të jetë vlerë e shtuar në kabinetin e Kryetarit të Komunës së Prizrenit”, thuhet në njoftimin e komunës së Prizrenit.