UBT News

​Kryetari i PDK-së pas largimit të Kurtit nga Kuvendi: Ai ka qenë frikacak dhe do të jetojë i tillë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka reaguar pas largimit të kryeministrit Albin Kurti nga salla plenare e Kuvendit të Kosovës, gjatë debatit parlamentar për grevat.

Krasniqi e quajti frikacak Kurtin që dëshiron të ikë prej të vërtetës.

Me kanë me repliku me këtë frikacak, ky frikacak ka lind, frikacak ka jetu dhe ashtu ka me dal prej këtu. Ky është frikacak që ka ikë prej njerëzve, sindikatave dhe tash ikë edhe prej deputetëve. Por me e rënda është se ky është frikacak që ikë prej të vërtetës. Dul këtu e lëshoi një grusht dhe iki prej këtu”, tha ai.

Pasi kryeministri Kurti në fjalën e tij përmendi edhe shefin e Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, duke iu referuar si “deputeti më shurdhuese”, ky i fundit tha se fjalimi i Kurtit tregon se gjendja e tij është e rëndë.

Gjendja e kryeministrit tonë ishte shumë e rëndë dhe është shqetësuese me pas kryeministrin në këtë gjendje. Është shqetësuese me qenë kryeministri kaq i shqetësuar”, theksoi ai.

Exit mobile version