Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka ftuar banorët e Luginës së Preshevës që regjistrohen kudo ku jetojnë.
“Tendencës së shtetit serb për zvogëlimin e popullsisë shqiptare në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc e kudo që jetojnë ata, shqiptarët duhet t’i kundërpërgjigjen masivisht me regjistrim gjatë këtij muaji. Jemi shumë – Jemi shqiptarë! Deklaro përkatësinë tënde kombëtare – regjistrohu sot!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.