Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se në 21 komunat të cilat po mbajnë raund te dytë të zgjedhjeve lokale tashmë janë hapur të gjitha vendvotimet. Të drejtë vote kanë 1 milion e 260 mijë e 571 votues.
“Ju njoftoj se tashmë janë hapur të gjitha vendvotimet në 21 komunat ku po mbahet raundi i dytë. Numri i qendrave të votimit ku ka filluar procesi i votimit është 575 me gjithsej 1,638 vendvotime”, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi gjatë një konferencë për media.
Zgjedhjet lokale po mbahen në Gjakovë, Drenas, Dragash,Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Obiliq, Rahovec, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Shtime, Viti, Vushtrri, Malishevë, Junik, Mamushë dhe Kllokot.
Raundi i dytë i zgjedhjeve po mbahet pas zgjedhjeve të rregullta të 17 tetorit të cilat u zhvilluan në tërë territorin e Kosovës.