UBT News

​KQZ-ja kufizon shpenzimet e fushatës për zgjedhjet në Kuvendet Komunale në veri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur mbledhjen e radhës në kuadër të përgatitjeve për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe Leposaviqit.

Në këtë mbledhje KQZ-ja mori vendim për kufizimin e shpenzimeve të fushatës zgjedhore për subjektet politike që do të marrin pjesë në këto zgjedhje, të cilat do të mbahen më 25 dhjetor të vitit 2022. Ky kufizim mbështetet në Rregullën Zgjedhore nr. 12/2013, sipas të cilës kufizimi i shpenzimeve të fushatës (19 – 23 dhjetor) do të jetë 0.5 euro për votues të regjistruar në secilën komunë.

Vendimi i KQZ-së mbështetet në të dhënat jopërfundimtare të listës së votuesve në këto komuna.

Në Leposaviq janë 13 mijë e 297 votues dhe janë paraparë të shpenzohen 6 mijë e 648 euro.

Në Zveçan janë 6 mijë e 982 votues dhe janë paraparë të shpenzohen 3 mijë e 491 euro.

Exit mobile version