Kriza globale dhe ngritja e çmimit të energjisë elektrike, shtron nevojën për bashkimin energjetik Kosovë- Shqipëri për të arritur një treg funksional dhe likuid.
Kështu ka thënë sot Dardan Abazi nga Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) në një konferencë për media gjatë prezantimit të punimit “Bashkimi energjetik Kosovë-Shqipëri – Sfidat dhe Mundësitë”.
Abazi iu bëri thirrje institucioneve të të dyja vendeve të nisin sa më parë hapat e bashkimit energjetik Kosovë-Shqipëri.
“Bashkimi kombëtar energjetik, është një vlerë për bashkimin e tregjeve të energjisë. Besojmë se institucionet e këtyre dy vendeve duhet të nisin të punojnë për këtë, dhe kjo të ndodhë në një mbledhje të parë të përbashkët të qeverive”, tha ai.