UBT News

​Kosova shënon rritje të sipërfaqeve të mbjella me grurë këtë vit

Këtë vit është rritur për 15.5 përqind sipërfaqja e mbjellë me grurë dhe për 91% ajo me misër, ka thënë kryeministri Albin Kurti.

Sipas tij, krahasuar me vitin 2021 përkrahja qeveritare për mbjelljen e grurit është rritur për 216 përqind për hektar, kurse për atë të misrit 119 përqind për hektar.

Pas vizitës në Miresh të Gjilanit, Kurti në një postim në Facebook ka thënë se pas rritjes së rendimentit këtë verë, po shtohen edhe mbjelljet këtë vjeshtë.

“Pas korrje-shirjeve vjen mbjellja e re. Nga 5 deri me 30 tetor është koha ideale për drithërat. Këtë po e bën bujku Osman Osmani nga Mireshi i Gjilanit, i cili tash e tetë ditë po lavron, ku sivjet po i mbjellë 10 hektarë me grurë e 10 të tjera me misër. Pas rritjes së rendimentit këtë verë, po shtohen edhe mbjelljet këtë vjeshtë. Në vitin 2022 është rritur për 15.5% sipërfaqja e mbjellur me grurë dhe për 91% ajo me misër. Krahasuar me 2021 përkrahja qeveritare për mbjelljen e grurit është rritur për 216% për hektar, kurse për atë të misrit 119% për hektar”, ka shkruar ai.

Exit mobile version