Në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, zona e Vushtrrisë, për shkak të punimeve në zgjerimin e rrugës në segmentin Vushtrri-Stanovc ditëve të fundit për shkak të fluksit të shtuar të automjeteve po krijohen kolona të gjata.
Andaj policia apelon tek të gjithë, veçanërisht banorët e zonave Mitrovicë e Vushtrri, për të evituar bllokadat dhe kolonat e gjata të automjeteve, t’i shfrytëzojnë rrugët alternative.
Si rrugë alternative mund të shfrytëzohet rruga regjionale segmenti Mitrovicë-Frashër-Vushtrri-Prilluzhë me kyçje në rrugën nacionale Stanovc dhe anasjelltas.
Deri në sanimin e kësaj gjendje dhe rënies së fluksit të veturave udhëzimet policore për kufizimet, riorientimet e plota apo të pjesshme të segmenteve të caktuara do të jenë të domosdoshme për drejtimin e trafikut, në mënyrë që të evitohen kolonat në rrugë.