UBT News

​KMDLNj përgëzon policinë për arrestimin e Dardan Krivaqës

Policia e Kosovës arrit që të martën në mesditë të arrestojë Dardan Krivaqën, të dyshuarin kryesor për vrasjen e 18-vjeçares nga Ferizaj. E KMDLNj, ka përgëzuar Policinë e Kosovës, duke e vlerësuar si profesionale dhe efikase. Po ashtu ka përgëzuar edhe Prokurorinë dhe Gjykatën.

“KMDLNj e dënon krimin jashtëzakonisht të rëndë në Ferizaj me ç’rast humbi jetën M.O. nga Ferizaj dhe në të njëjtin rast përgëzon Policinë e Kosovës, Prokurorinë dhe Gjykatën për një punë shumë profesionale dhe efikase e që për rezultat pati arrestimin e të dyshuarve për këtë krim të tmerrshëm për një kohë shumë të shkurtër”, thuhet ndër të tjera në reagimin e KMDLNj-së.

KMDLNj, edhe më parë ka kërkuar që të mos ndërhyhet në punën e organeve të hetuesisë, përkatësisht të Policisë dhe Prokurorisë sepse konsiderohet si presion ndaj tyre dhe se gjykimet e tilla përkatësisht vendimet e gjykatës, në disa shtete janë hedhur poshtë nga Gjykata për të Drejtat e Njeriut në Strasbur me arsyetim se gjykimi i opinionit është konsideruar si presion në vendimmarrje të gjykatës e që ka ndikuar në vendimin final të Gjykatës.

“Nëse në Kosovë flasim për pushtete të ndara dhe nëse themi se Gjykatat janë të pavarura në marrje të vendimeve atëherë është e papranueshme që opinioni të caktojë lartësinë e dënimit aq më parë që kjo është e drejtë dhe përgjegjësi ekskluzive e prokurorit të rastit që është përfaqësues dhe mbrojtës i aktakuzës dhe, pas administrimit të provave, vetëm Gjykata është autoritet suprem dhe i vetëm për marrje të vemdimit pas së cilës palët e pakënaqura kanë të drejtë ankimimi në afatin e paraparë me ligje, deri në shpalljen e vendimit të formës së prerë”, thuhet në reagimin e KMDLNj-së.

Exit mobile version